Mbi refuzimin e statusit kandidat

Pas refuzimit te statusit edhe kete vit, shume pikepyetje shtrohen mbi vullnetin e BE-se per tu zgjeruar dhe te ardhmen e Shqiperise europiane.

Refuzimi reflekton pa dyshim problemet aktuale te BE-se te cilat jane sa normative aq edhe logjistike si aq  e perfolura lodhja nga zgjerimi i BE-se, regularizimi i tregut dhe  qytetareve europiane, konkurenca qe i behet punetoreve ne vendet perendimore nga ana e vendeve lindore etj. Nga ana tjeter, gjendemi perballe vendeve te tilla qe financiarisht kane kontribuar me shume nga cdo vend tjeter.

Problemet e brendshme te BE-se jane  shume te thella e cila po kerkon te nxjerre mesim nga gabimet e se shkuares (krijimi i zones euro pa patur nje kushtetute, zgjerimi i 2004 me 10 vende, etj.etj.).

Vete parlamenti hollandez votoi qe Shqiperise ti bllokohej statusi per kete vit duke argumentuar papergatitjen e Shqiperise per te bere kete hap. Vete ministri i jashtem deklaroi qe do lobonte per kete gje dhe 4 vende te tjera e ndoqen. Pra, vendet qe iu bashkuan Hollandes ne pozicionin e saj ishin Franca, Gjermania, Danimarka dhe Mbreteria e Bashkuar. Por pse gjeti Hollanda mbeshtetje te keto kater vende?  

Nese pozicioni i Gjermanise dhe i Mbreterise se Bashkuar ishte me i pritshem jo aq shume ishte kjo pritshmeri nga Daniamrka dhe Franca. Ne Gjermani, nga nje sondazh ne fillim te ketij viti rezulton se 80 perqind e qytetareve te saj nuk e mbeshtesin zgjerimin e BE-se dhe e thene shkurtimisht, kabineti i kancelares se sapozgjedhur nuk do shkonte kunder ketij trendi. Ne Mbreterine e Bashkuar, nga ana tjeter,  pervec nje eurosekticizmi aq te perfolur dhe te njohur nga te gjithe, qeveria perballet me zgjedhjet e vitit te ardhshem dhe me zhvillimin  e referendumit per pavaresine e Skocise vetem pak muaj pas zgjedhjeve.  

Dy vendet me pak te ngjashme ishin Danimarka e Thorning-Schmidt dhe Franca presidentit socialist Hollande.

Persa i perket Danimarkes, ky vend paraqitet i ndryshem ne aspekte te ndryshme. Nga njera ane,  ajo eshte perpjekur te ndjeke gjithmone nje politike sa me neutrale jo vetem persa i perket zones euro por edhe aspekteve te ndryshme ligjore, por nga ana tjeter eshte vendi me entuziast per te promovuar politikat e jashtme te BE-se, politikat mjedisore etj. te propozuara nga BE vete. Megjithate, Danimarka  eshte edhe vendi qe te gjithe ceshtjet europiane i kalon ne vote popullore. Pra mbeshtetja popullore eshte shume e rendesishme per qeverite daneze dhe pikerisht mbeshtetje popullore kete vit u ul ndjeshem.

Franca, qe pavaresisht se drejtohet nga Partia Socialiste,  kjo e fundit ka bere me shume politika te djathta se te majta per shkak te krizes se rende qe e ka prekur dhe ku qeveria e saj eshte ndeshur me probleme reale si papunesia por edhe me vete autoritetin e presidentit qe kritikohet per politikat e tij inefikase.

Por si lidhen te gjitha keto probleme me Shqiperine dhe statusin e refuzuar?  Sa personal ishte refuzimi i statusit dhe mbi te gjitha a ishte personal?

 Njeri aspekt eshte gjendja aktuale e Shqiperise e cila rankohet si nje nga vendet me te korruptuara ne rajon dhe kjo eshte e padiskutueshme. Por te gjithe e kane shume te qarte qe pikat me problematike qe ata ngrene si korrupsioni, krimi i organizuar dhe gjyqesori, nuk mund te zgjidhen ne 6 muaj, pra ne qershor 2014. 

Ne gjithe keto argumente te mesiperme, ku shpjegoj se secila qeveri e ketyre vendeve adopton politika te ndryshme, piken kyce te ketij refuzimi e luajne sidomos zgjedhjet e ardhshme europiane.

Duke pasur nje pakenaqesi te vazhdueshme nga ana e qytetareve europiane ne pergjithesi dhe qytetareve te vendeve te lartpermendura ne vecanti, keto parti ne pushtet do shtonin akoma me shume kete pakenaqesi ndaj elektoratit te tyre duke i dhene driten jeshile Shqiperise.

Kjo eshte shume e qarte po te shikojme per kur eshte shtyre statusi. Pikerisht eshte shtyre pas zgjedhjeve europiane ne Maj 2014. Aty Shqiperise, me shume gjasa, do ti duhet te perballet me europarlamentare shume me skeptike.

E thene kjo, vete atmosfera ne BE eshte e tendosur dhe pavaresisht shijes se hidhur qe dha ky refuzim, perspektiva e Shqiperise duhet te mbetet europiane ne menyre te padiskutueshme. 

 Image