Disa reflektime mbi projektiligjin mbi KLD-ne. Nje skenar ‘déjà vu’ ne gjykatat europiane

Zhvillimi i reformave gjyqesore eshte karakterizuar shpeshhere nga tensione midis gjyqesorit dhe ekzekutivit. Konkretisht ne Shqiperi, projektligji mbi KLD-ne solli përplasjen institucionale mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë ku anetaret e KLD-se u shprehen se ‘projektligji cenon te tkurre kompetencat e KLD-së sic është e drejta për të verifikuar mandatet e anëtarëve të rinj të tij në momentin e zgjedhjes së tyre.’ Nga ana e tij, Ministri Naco eshte shprehur se ‘Ka shkelje të ligjit nga ana e KLD-se me qëllime klienteliste, por edhe emërimet e fundit apo ngritjet në detyre janë në shkelje të ligjit’. Per me shume, eshte pohuar se ‘KLD nuk përfaqëson dot sot gjykatësit shqiptarë, aq më tepër ata i japin legjitimitet vetes të mbrojnë korrupsionin.‘ Shkurtimisht, nepermjet ketij projektligji behet thirrje per kontroll të gjyqësorit nga ana e Ministrise se Drejtesise nderkohe qe KLD-ja thekson rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe mos ndërhyrjes së politikës në të. Prandaj, duke marre parasysh keto zhvillime te fundit ne Shqiperi, eshte shume e rendesishme te shpjegohet koncepti i llogaridhenies dhe i pavaresise gjyqesore. Principi i llogaridhenies eshte nje mjet qe perdoret nga forca politike (ne kete rast nga Ministria e Drejtesise) per te kerkuar llogari ne emer te qytetareve pasi gjyqtari duhet te jape llogari jo vetem para normave te shkruara por edhe para publikut. Permes llogaridhenies shqyrtohen lidhjet e gjyqtareve me grupe individesh, zyrtaresh e larte, grupe nga brenda gjyqesorit, inspektore dhe politikberes. Llogaridhenia behet e mundur duke filluar nga liria e shtypit per te vezhguar disa procedura te ceshtjeve me ne ze deri te mbikeqyrja nga gjykata me te larta. Koncepti i llogaridhenies nuk mund te anashkalohet thjesht me argumentin qe po cenon pavaresine gjyqesore pasi nje llogaridhenie me e madhe perforcon pike se pari, vete gjyqesorin. Pra, llogaridhenia ben qe te kete informacion mbi funksionimin e gjyqesorit. Duke mos harruar qe gjyqesori, si pjese e sistemit, eshte i infektuar nga korrupsioni, KLD-ja eshte pikerisht organi qe duhet te vezhgohet sepse një formë korrupsioni buron nga brenda sistemit të drejtësisë ku rolet e brendshme organizative janë të përqendruara në duart e pak vendimmarrësve. Korrupsioni ne gjyqesorin shqiptar eshte si pjesa tjeter e sistemit ne pergjithesi, pra i tipit oligark. Kjo do te thote qe elitat jane te pasigurta dhe si rrjedhim jo vetem te pangopura dhe te dukshme, por edhe te paparashikueshme. Duke ditur qe KLD-ja eshte organi kyc brenda gjyqesorit, nuk mund te injorojme veprimet e tij. Nderkohe, politikes i kerkohet te mos nderhyje ne gjyqesor. Si mund te zgjidhet dilema kur gjyqesorit i kerkohet te jete i pavarur dhe llogaridhenes ne te njejten kohe? A nuk duam qe gjyqesori te jete i pavarur e te zbatoje ligjin? Pergjigja nuk eshte aq e thjeshte nese kerkojme qe ne te njejten kohe gjyqtaret ti japin llogari publikut. Qellimi i legjislatorit eshte qe pavaresia gjyqesore mos te jete nje qellim ne vetvete por nje instrument per te mbikeqyrur paanshmerine e gjyqtareve. Ne regjime demokratike liberale, si rezultat i rritjes se pushtetit gjyqesor, principi i llogaridhenies eshte anashkaluar. Per te kompensuar kete fenomen, jane marre masa per nje gjyqesor me llogaridhenes nepermjet mekanizmave te ndryshme ne baze te nevojave qe paraqiten per sistemet gjyqesore perkatese. Psh, ne Finlande, Ministria e Drejtesise ka bashkepunuar me gjykatat per te shqyrtuar produktivitetin dhe efikasitetin e gjykatave ku produktiviteti llogaritej me numrin e vendimeve per gjyqtare kurse efikasiteti me koston per cdo vendim. Ky i fundit llogaritej duke ndare buxhetin vjetor te nje gjykate te caktuar me numrin e vendimeve gjyqesore. Edhe ne kete rast, gjyqtaret kane protestuar serish duke pohuar qe pavaresia e tyre po cenohej. Ne Spanje, ne 1997, keshilli gjyqesor aplikoi masat per te percaktuar performancen e gjyqtareve. Spanja paguante gjyqtaret ne baze te numrit te ceshtjeve qe ata zgjidhnin. Ky sistem u perdor ne fillim per te percaktuar numrin e gjyqtareve dhe stafit administrues per cdo gjykate. Ne Austri, nje sistem kompjuterik llogarit numrin e gjyqtareve qe nevojiten ne baze te numrit te ceshtjeve qe kane. Ne Hollande, u organizua nje keshill gjyqesor per te kontrolluar numrin e ceshtjeve, personelin, kohen. Ne France, nje ligj buxhetor i kerkoi Ministrise se Drejtesise qe te paraqes buxhete per programe te cilat shqyrtohen nga parlamenti. Ne Itali, nga 1981, Ministria italiane e drejtesise, e perfshire ne reformen e gjyqesorit, nxiti parlamentin per te ndaluar disa gjyqtare nga arbitrimi dhe nga marrja pjese ne aktivitetet private. Ne Danimarke, iu kerkua ministrise se drejtesise daneze te kufizonte gjytaret nga ushtrimi i nje pune te dyte jashte gjykatave. Ne keto raste, gjyqtaret e vendeve perkatese protestuan duke argumentuar qe pavaresia e tyre po cenohej. Keto raste tregojne sesi mekanizma te ndryshem llogaridhenes jane perdorur per te promovuar paanesine gjyqesore. Por kjo nuk do te thote qe principi i pavaresise gjyqesore eshte ne kundershtim me principin e llogaridhenies. Pavaresia gyqesore mund te pajtohet me llogaridhenien gjyqesore per aq kohe sa te dy konceptet te shihen si pjese e perpjekjes per te mbrojtur dhe permiresuar vlerat kyc mbi te cilat bazohet gjyqesori. Vetem ne kete menyre gjyqesori do evitoje te shnderrohet ne nje sistem te mbyllur qe zgjedh vetveten duke rigjeneruar korrupsion dhe klientelizem.

Advertisement